Kur ajo është më e gjatë se ai; Ja VIP-at që thyejnë tabutë
27/08/2016 00:00
Koha kur Tom Cruise “detyronte” gruan e tij Nicole Kidman të vishte këpucë të sheshta për t’u më e shkurtër ka mbaruar.
Tashmë janë gjithnjë e më tepër yjet që dalin hapur me partneret e tyre më të gjata dhe asnjë prej tyre nuk ndjehet aspak i zvogëluar.
Për më tepër ato veshin qetësisht taka, ndonjëherë edhe shumë të larta dhe shohin nga lart ata meshkuj që u bëjnë zemrën të rrah fort.
LaRepubblica.it ka bërë edhe një përmbledhje të çifteve VIP të cilët nuk e kanë problem nëse femra është më e gjatë se mashkulli dhe nuk ka rëndësi se cili prej tyre është më i famshëm.
Top Channel