Britney Spears rikthehet fuqishëm

27/08/2016 00:00

Britney Spears rikthehet më fuqishëm se më parë në skenën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar albumin e saj te ri, si edhe po përgatitet për një performacë të rrallë në skenën e MTV Video Music Awards, për herë të parë pas vitit 2007.

Albumi “Glory”, është një nga më të shiturit në listën e “Itunes” në thuajse 40 vende në mbarë botën, si edhe këngët e tij po kthehen ne hite. Megjithatë ishin këngët si “Toxic” apo “Ooops I did it again”, që e kthyen Britney Spears në një fenomen muzikor.

Këngëtarja e hitit “Baby one more time”, që në vitin 1998 fitoi zemrat e të gjithë adoleshenteve, pësoi një rrëshqitje në karrierën muzikore. Vitet 2006-2007 ishin të mbushura me skandale për 35 vjeçaren. Edhe pse u tërhoq nga skenat e mëdha, 3 vitet e fundit Britney Spears ka performuar në koncerte të orëve të vona në Las Vegas.

Top Channel