Operacioni “Pisha e Zezë”, asgjësohen 4746 bimë kanabis, 3 në kërkim

24/08/2016 00:00

Policia e Pukës në bashkëpunim me atë të Fushë-Arrëzit kanë finalizuar me sukses operacion e koduar “Pisha e Zezë”, duke asgjësuar 4746 bimë kanabis dhe shpallur në kërkim 3 shtetas.

Operacioni është organizuar kryesisht në vendet e quajtura “Lugina e Seftes” në fshatin Dom, si dhe në fshatin Mushte dhe Srriqe, ku bimët narkotike u zbuluan në 11 parcela.

Policia arriti të identifikojë autorët e bimëve narkotike, duke shpallur në kërkim shtetasit Zef Gjergji, 56 vjeç, Fran Frroku, 49 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore në fshatin Srriqe të Njësisë Administrative Qafë -Mali, Fushë – Arrëz, gjatë kontrollit përveç bimëve narkotike u gjetën edhe dy armë zjarri. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi  B. P. 61 vjeç, banues në Dukagjin i Ri.

Top Channel