I pushon zemra, vdes në plazh pushuesi polak

24/08/2016 00:00

Një turist polak ka humbur jetën teksa pushonte në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur shtetasi polak Marec Wieczorciewcz, 72 vjeç, i cili po dilte nga deti kur është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja.

Viktima po kalonte pushimet në plazhin e madh të Durrësit së bashku me familjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel