Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Prej disa ditësh opozita akuzon me emra konkret dhjetëra drejtues të Policisë së Shtetit, për lidhje me trafikantët në kultivimin e kanabisit në vend.
Në një reagim për Top Channel mbi situatën e krijuar, sindikata e punonjësve të policisë i bën apel të gjithë efektivëve të përmendur, që të ndërmarrin nisma ligjore qoftë individuale ose kolektive për pastërtinë e figurës së tyre.
“Nëse ata do të ankohen te sindikata, ne do të marrim veprimet tona në lidhje me pastërtinë e figurës së tyre. Dhe kjo sigurisht që vërtetohet nëpërmjet veprimeve gjyqësore. Duhet t’i drejtohemi patjetër për ta bërë politikën një herë e mirë të heqë dorë nga subjektivizmi në dhënien e mendimeve mbi punonjësit e policisë”, shprehet Sadetin Fishta, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Deri më tani asnjë efektiv i akuzuar nga Partia Demokratike nuk ka kërkuar asistencën juridike të sindikatës.
“Ne nuk mund ta vërtetojnë nëse është shpifje apo jo. Padia është ajo që e vërteton nëse këto qëndrojnë apo jo. Për çdo punonjës policie heshtja nuk është në favorin e tyre. Si sindikatë i kemi kërkuar edhe Prokurorisë të fillojnë procesin në bazë të deklarimeve të bëra”, thotë Fishta.
Opozita ka akuzuar më shumë se 30 drejtues të policisë për lidhjet e tyre me krimin. Sipas Partisë Demokratike, akuzat mbështeten edhe tek një raport i shërbimeve sekrete të Italisë dhe Gjermanisë, por ekzistenca e një informacioni të tillë nga partnerët ndërkombëtarë u mohua kategorikisht në një prononcim për Top Channel, nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato.
Top Channel