Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
“Verë në Epidam”, festivali artistik që po zhvillohet në Durrës, është zhvendosur nga arena në galeritë e Amfiteatrit Antik. Në njërën prej tyre është çelur ekspozita fotografike e artistes Soela Zani “Edhe unë jam një vepër arti”, e cila ka në fokus fëmijët me sindromën “down”.
Ndërsa në një tjetër galeri gladiatorësh, të improvizuar në sallë kinemaje, u shfaqën tre filmat me metrazh të shkurtër, “Buka”, “Ana” dhe “Mëngë këmishe”. Krahas filmave u shfaq për publikun edhe dokumentari historik “Dinastia Tedeskini” i regjisores Anila Varfi dhe ai biografik “Humanisti i heshtur” i realizuar nga Merita Cocoli, si premiere në këtë festival.
Të realizuara nga regjisore dhe skenariste gra, materialet u mirëpritën nga publiku për faktet historike, jetësore, si dhe mesazhet që përcjellin.
Top Channel