‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Dy të rinj, të moshave 18 dhe 19 vjeç, dyshohet të jenë mbytur pasditen e kësaj të premteje në rezervuarin e fshatit Qatrom, në Korçë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave efektivë të policisë dhe zhytës të RENEA-s janë angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes në kërkim të trupave, pas sinjalizimit për zhdukjen e tyre nga familjarët.
Sipas burimeve, dy të rinjtë janë identifikuar si shtetasit Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj dhe nga dëshmitë e mbledhura rezulton se ata kishin shkuar në rezervuar, tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u larë për shkak të vapës.
Rreth orës 22:00, efektivët e policisë dhe zhytësit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të errësirës dhe autoritetet kanë njoftuar se ato do të rinisin ditën e shtunë.
Top Channel