Aksident në aksin Lis-Burrel, 6 të plagosur

19/08/2016 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lis-Burrel, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se, ngjarja është verifikuar rreth orës 16:00, kur një mjet tip “Ford” me targë “AA 082 OB” ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë në korsinë e kundërt është përplasur me një furgon.

Mjeti në fjalë, tip “Benz” me targë “DI 4487 A”, po transportonte 5 pasagjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur bashkë me drejtuesin, një 22-vjeçar me inicialet E.M.

Forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur dërgimin e tyre në spitalin e Burrelit, ku sipas të dhënave të fundit ata ndodhen jashtë rrezikut për hetën.

Ndërkohë, specialistët po kryejnë edhe veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel