Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë ndaj Partizanit e vlefshme për play off-in e Europa League, Oleg Kononov numri 1 i stolit të skuadrës ruse deklaroi se ka informacione të mjaftueshme për të kuqtë.
50-vjeçari rus bëri me dije se ka ndjekur ndeshjen e kthimit për turin e tretë të Champions-it mes Salzburgut dhe Partizanit duke shpjeguar se përse e ka bërë diçka të tillë.
“Çfarë mund të them për Partizanin? Kam ndjekur ndeshjen e fundit të tyre në kompeticionet europiane pasi kam parë disa lojtarë të Partizanin që mund të na interesonin dhe që mund ti shërbenin Krasondarit si përforcime të mundshme në merkato. Rastësisht shorti na vendosi përballë kësaj skuadre. Më pëlqen mënyra sesi ata luajnë. Partizani është një skuadër shumë e organizuar, ata drejtohen nga një trajner italian shumë i përgatitur. Janë një ekip i fortë. Partizani di t’i organizojë mirë aksionet sulmuese, por mbi të gjitha i kushton shumë rëndësi fazës mbrojtëse. A është pozitiv për ne fakti që e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi? E vështirë ta them, e rëndësishme është që nuk kemi udhëtuar gjatë dhe lojtarët janë të relaksuar”, shprehet Kononov
Situata te Krasnodari përpara ndeshjes ndaj Partizanit nuk është shumë e mirë sepse ndaj të kuqve të Adolfo Sormanit, trajneri i skuadrës ruse Oleg Kononov nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë të rëndësishëm për arsye dëmtimi.
” Nuk po përjetojmë një situatë të lehtë në skuadër përsa i përket futbollistëve të dëmtuar. Braziliani Wanderson për shembull ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për 2 muaj e gjysmë. Pavel Mamaev ndërkohë u lëndua në stërvitje përpara ndeshjes së fundit ndaj Krylias dhe gjithashtu nuk do të luajë ndaj Partizanit. Ricardo Laborde do dhe 6 apo 7 ditë që të jetë gati, ndërsa Marat Izmailov vjen nga një dëmtim dhe nuk është në 100% të formës . Pa këta futbollistë më duhet të improvizoj dhe ndonjë mbrojtës mund të aktivizohet edhe si mesfushor. Nuk do të jetë e lehtë për ne”, ka shtuar ai.
Top Channel