Elbasan, sekuestrohet kokainë; 2 maqedonas në pranga

18/08/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi u ka gjetur 101 gramë kokainë.

Personat e arrestuar janë shtetas meqadonas: Vlase Tanaskoski (35 vjeç) dhe Aleksandër Trajkoski (38 vjeç), të dy banues në Strugë.

Këta shtetas u arrestuan pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Jaguar me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101.2 gramë kokainë.

Top Channel