Arrestohet gardiani i burgut të Tepelenës për zotërim kanabisi

17/08/2016 00:00

Një gardian i burgut të Tepelenës është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi në makinën me të cilën udhëtonin transportonin 40 bimë kanabis të kultivuara në kubikë.

Shtetasit e arrestuar janë Gjolek Harizi (44 vjeç), banues në fshatin Izvor të Memaliajt dhe Irdi Harizi (22 vjeç).

Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz me targa AA 724 KM, që drejtohej nga Gjolek Harizi, u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë kanabis.

Gjithashtu, në Memaliaj janë asgjësuar rreth 9 300 bimë kanabis. Në vendin e quajtur “Përroi i Shkozës së Vadhez”, u konstatuan bimët e kultivuara në 25 parcela.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel