Biden-Vuçiç, dialogu Kosovë-Serbi tema kryesore e takimit

16/08/2016 00:00

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç tha pas takimi me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë në rritje.

Ai shtoi se tema kryesore në takimin me Joe Biden, ishte marrëdhënia rajonale mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe rruga e shtetit serb drejtë Bashkimit Evropian, shkruan “Tanjug”.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiç ka thënë se “shumë gabime janë bërë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë dhe shqiptarë humbën jetën e tyre”.

Top Channel