‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Histori lidhjeje intime, vrasje, pusulla me adresa të lëna pas dhe vetëvrasje. Ky është skenari i një ngjarjeje të rëndë, me viktima në Kavajë e në Lushnje. Fillimisht policia ka marrë njoftimin se në fshatin Krutje të Siperme, ishte vetëvrare 65-vjeçari, Sokrat Shani.
Në fillim u duk një vetëvrasje, por njoftimi i policisë se ishte gjetur një viktimë, u pasua me një tjetër informacion: pranë trupit të tij, ishin gjetur 3 letra. Në njërën prej tyre ishte lënë një adresë dhe një emër. Adresa ishte në Golem të Kavajës dhe emri ishte i një vajze.
Letra parashikonte tragjedinë dhe policia e ka zbuluar këtë në adresën e përmendur në të. E vdekur dhe me shenja dhune në trup, është gjetur 29-vjeçarja, Jonida Çanaku, banuese në Kryekuq të Divjakës.
Sipas deklarimeve të familjarëve ajo kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa. Policia thotë se nga këqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura, rezulton se Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanaku, me të cilën shoqërohej kohët e fundit dhe sipas policisë kishte një lidhje intime.
Shani dyshohet se e ka mbytur 29-vjeçaren, ndërsa policia ka gjetur edhe 2 letra të tjera, ku Sokrat Shani shkruante se është vetëvrarë dhe ku shpjegon se Jonidën e ka vrarë në kushtet e gjëndjes së rënduar psikologjike.
Mësohet se 65-vjeçari ishte i divorcuar dhe paraprakisht krimin e dyfishtë mund të ketë kryer për shkaqe xhelozie ndaj partneres së tij fatkeqe, 36 vjet më të re se vetja.
Një dramë që ka përfshirë dy fshatra afër njëri-tjetrit dhe një histori e cila me gjasë do përflitet edhe shumë kohë më pas.
Top Channel