Gjuriç: Të hënën rifillojnë bisedimet në Bruksel për Asociacionin

14/08/2016 00:00

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë në një intervistë për “RTS”-në se, të hënën në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Telekomunikacionin.

Gjuriç ka folur edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Sipas tij, ura po hapet për shkak të punimeve aty dhe gjatë të gjithë kohës KFOR-i do të jetë i vendosur për patrullim në pjesën e Mitrovicës veriore.

Ai theksoi se Serbia është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet, për të cilat është rënë dakord në Bruksel.

Ndërsa, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, në Serbi, Gjuriç tha se kryeministri Aleksandar Vuçiç është takuar me Biden tri herë tashmë.

“Ne duam të ndërtojmë një marrëdhënie sa më të mirë të mundshme me Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka në interes të popullit tonë”, ka thënë Gjuriç.

Top Channel