Papa takon ish-prostitutat, mes tyre 4 shqiptare

13/08/2016 00:00

Papa Françesku ka bërë një vizitë të papritur. Ai ka shkuar në shtëpinë e 20 ish-prostitutave në Romë. Vajzat, të cilat kanë shpëtuar nga rrjetet e trafikimit, jetojnë në një apartament të siguruar nga një qendër katolike në Romë.

Në mesin e atyre që vizitoi ati i shenjtë ishin 4 vajza shqiptare, 7 nigeriane, 6 rumune dhe 3 të tjera përkatësisht nga Italia, Ukraina dhe Tunizia. Të gjitha vajzat ishin të moshës mbi 30 vjeç dhe kishin vuajtuar abuzime të rënda fizike.

Duke i premtuar punë në Europën perëndimore, trafikantet kishin arritur t’i sillnin vajzat në Itali, por gjithçka kishte qenë një gënjeshtër pasi ato u detyruan të prostituonin.

Papa Françesku u tha vajzave të tregohen të forta, pasi tani ato kanë filluar një jetë të re pas ndihmës së shoqatës katolike.

Kjo ishte një vizitë e veçante e Papës, i cili vazhdimisht e ka cilësuar trafikimin si një krim kundër njerëzimit.

Papa Françesku i bën të këtilla vizita në të ashtuquajturën “e Premtja e Mëshirës”, kur shkon të prekë nga afër historitë e komuniteteve që kanë përjetuar vuajtje.

Top Channel