Në Brazil ka nisur “Miss BumBum”, spektakli i përvitshëm që kurorëzon në fund femrën me të pasmet më të mira në vend.

Janë përzgjedhur 27 konkurrente deri më tani, të cilat deri në finalen e nënorit do të duhet të kalojnë një sërë sfidash. Njëra prej tyre ishte dy ditë më parë, kur bukuroshet vrapuan me taka në një nga rrugët qendrore të Sao Paolos.

Nga 27 konkurrente që janë aktualisht, në nëntor do të shkojnë 15 finaliste dhe në një spektakël që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion do të kurorëzohet “Miss BumBum 2016”.

Ky është edicioni i 27 e spektaklit të veçantë brazilian jo pak të kontestuar brenda dhe jashtë vendit.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel