“Durrës International Opera Masterclass”, aktiviteti i masterklasit që u zhvillua në qytetin bregdetar nga datat 24-31 korrik, u mbyll mbrëmjen e së dielës me një mbrëmje gala.

Tenori i mirënjohur Agim Hushi, nën shoqërinë e pianistes Ardita Bufaj, organizuan në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” atë që e cilësuan si ballafaqimin e vlerave.

Studentë të talentuar të Kantos interpretuan në skenë para publikut artdashës, duke rrëmbyer duartrokitjet e tij.

Ky është masterklasi i parë në Shqipëri, që u dha mundësi talenteve shqiptare të Kantos të zhvillojnë më tej dijet dhe interpretimin e belkantos, krahas atyre të ardhur nga jashtë.

Përmes interpretimit dinjitoz, studentët dëshmuan progresin e arritur gjatë edukimit të tyre artistik dhe kualifikimit në teknikat vokale, në këtë edicion të parë të masterklasit në vend.

Top Channel