Juve, bashkë me Higuain vjen edhe Lara
28/07/2016 00:00
Gonzalo Higuain u bë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ndoshta edhe më fatlumi. Sulmuesi i ri i “zonjës” duket se është në një lidhje me bukuroshen bionde Lara Wechsler.
Lara mund të shpërngulet në Torino nga Napoli dhe t’i bashkohet të dashurit të saj i cili po përgatitet për jetën me kampionët e Italisë.
Transferimi i Higuain tek rivalët e Juves ka shkaktuar reagime të ashpra në Napoli, por në krah me Larën, sulmuesi argjentinas mund të përqendrohet në gjërat e rëndësishme.
Të dy kanë qenë me pushime së fundmi, edhe pse larg njëri-tjetrit. Lara ishte në Mekisë, ndërsa Higuain në Ibiza. Pas kësaj qarkulluan thashetheme se ata ishin ndarë, por këto zëra nuk u konfirmuan asnjëherë.
Top Channel