Pensionet rriten 1.6 për qind, përfitojnë 635 mijë pensionistë

27/07/2016 00:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar mesditën e së mërkurës rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë në vlerën e 1.6%.

Ka qenë ministri Klosi, i cili në një dalje përpara medieve ka bërë të ditur se, kjo rritje është më e lartë se një vit më parë dhe po ashtu më e lartë se indeksimi i çmimeve, që ishte 1.2%.

Sipas ministrit Klosi, përfitues nga kjo rritje janë 635 mijë pensionistë në qytet dhe në fshat.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë kësaj mbledhjeje edhe vendimin për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore.

Top Channel