Reforma, jo vetëm në letër. Schutz: Nga zbatimi do të varen negociatat me BE

26/07/2016 00:00

Festa e miratimit të Reformës në Drejtësi ka mbaruar dhe tashmë politika duhet të punojë për implementimin e saj, edhe pse ende duhet të bëhet miratimi i ligjeve.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë tha se, nga zbatimi i saj do të varet edhe fati i negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne e vlerësojmë shumë që Reforma në Drejtësi kaloi. Është një hap shumë i rëndësishëm i Shqipërisë në afrimin me Bashkimin Europian, por është shumë e rëndësishme që kjo reformë në drejtësi të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet. Unë shpresoj gjithashtu që 7 ligjet e rëndësishme, që në fakt duhet të kishin kaluar të enjten, do të miratohen shumë shpejt. Pa implementim, Reforma në Drejtësi nuk vlen shumë. Vendimi që do të merret nga Komisioni Europian, po ashtu edhe nga vendet anëtare, do të varet shumë se kur do të jenë hapat e parë të implementimit”, tha Susanne Schutz, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë.

Top Channel