“Portokalli”, qesh Saranda

24/07/2016 00:00

Trupa e “Portokallisë” ka ndezur mbrëmjen e së shtunës bulevardin kryesor të Sarandës.

Qindra banorë dhe turistë që po kalojnë pushimet në Sarandë kanë duartrokitur rreth 20 numra të spektaklit si dhe kanë vallëzuar me muzikë të zgjedhur.

Kryetarja e bashkisë ,Floriana Koka, tha se Saranda e mirëpret spektaklin e “Portokallisë” si një prej eventeve më të rëndësishme të sezonit.

Portokalli pritet të vijojë maratonën e udhëtimeve nëpër Shqipëri të dielën në qytetin e Roskovecit dhe të hënën në Fier.

Top Channel