Selena Gomez fiton shifra marramendëse nga “Instagrami”

23/07/2016 00:00

Në ditëlindjen e saj Selena Gomez shënoi 91.1 milion ndjekës në rrjetin social të “Instagram”-it duke e mbajtur titullin “Mbretëresha e Instagramit” dhe si një e tillë meriton të shpërblehet për postimet që bën.

Me një postim të vetëm, të sponsorizuar ajo fiton rreth 550.000 dollarë. Sipas statistikave të D’Marie bukuroshja 24-vjeçare është një biznesmene e vërtetë duke thyer rekordet e shikueshmërisë dhe pëlqimeve.

Mund të themi se Selena mund të mos ketë nevojë të punojë asnjë ditë në jetën e saj për sa kohë që poston foto dhe video në “Instagram”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel