Jeta publike e Taylor Swift nuk është në momentin e veta më të mira. Këngëtarja është përfshirë në një “betejë” me klanin Kardashian dhe Kanye Ëest për lirikat e këngës së fundit të rrepistit.
Por duket se krejt e kundërta po ndodh me jetën private. Romanca e këngëtares me aktorin Tom Hiddleston ka rrjedhur shpejt dhe pas druajtjes së fillimit, çifti po shfaqet gjithnjë e më shpesh dhe më vetëbesues në publik.
“Taylor dhe Tom janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin”, citohet nga revista E! Online një burim pranë çiftit.
Dhe duket se “dashuruar marrëzisht” nuk është gjithçka, pasi i njëjti burim ka thënë për revistën rozë se Tom i ka shprehur dëshirën Taylor për të jetuar me të “deri në vdekje”. Propozim për martesë? Të shohim…
Top Channel