Miratimi i reformës, Meta falenderon eurodeputetët

22/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Gjatë bashkëbisedimit me zotin Kukan, Meta e falënderoi atë për rolin e tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e reformës në drejtësi.

Meta e vlerësoi konsensusin e arritur si vendimtar për suksesin e kësaj reforme. Nga ana e tij, Kukan theksoi se, tashmë Shqipëria është më evropiane se dje.

Më tej, kryetari i Kuvendit vlerësoi edhe rolin e eurodeputetit Fleckenstein, duke e cilësuar atë si vendimtar në arritjen e konsensusit.

“Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj”, tha Meta. Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh nga ana e tij se, Shqipëria ka tashmë një perspektivë të qartë evropiane.

Top Channel