Deputetët bllokojnë rrugë e trotuare me makinat e tyre

22/07/2016 00:00

Ndoshta nga dëshira për të mos humbur asnjë moment nga seanca solemne plenare e 21 korrikut apo ndoshta thjesht nga dëshira për të qenë korrektë në orar, dhjetëra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e kanë gjetur shumë lehtësisht , ashtu siç do të enjte, vendin e parkimit.

Në trotuare apo edhe mbi vijat e bardha, pranë semaforëve, ishin automjetet luksoze të ligjvënësve shqiptarë, të cilët edhe në prani të policisë nuk ngurrojnë të parkojnë vend e pa vend.

Në ditë të zakonshme për të përshkruar këtë segment rrugor në rrugën “George Bush”, të duhen vetëm 5 minuta por për këdo që kalon këtu ditëve të seancave plenare, është rrëmujë e trafik i rënduar.

E sigurisht që në xhamin e asnjë prej makinave nuk ka një fletë gjobë. Qytetarët nuk çuditen nga kjo sjellje, por i shmangen makinave në trotuar, duke ecur në rrugë.

E njëjta situatë është vërejtur edhe në kryesinë e Kuvendit, ku vetë deputetët janë ankuar disa herë për mungesën e vendeve të parkimit e janë detyruar që t’i parkojnë mjetet edhe në trotuar. Problemi ende sot mbetet pa zgjidhje.

Top Channel