BE: Zbatimi i Reformës në Drejtësi të nisë menjëherë

22/07/2016 00:00

Përmes një deklarate Bashkimi Europian bën thirrje që zbatimi i reformës të fillojë menjëherë, me qëllim që populli i Shqipërisë të  shërbehet nga një sistem gjyqësor që është i bazuar në mënyrë të vendosur në standardet evropiane.

Duke uruar për shqiptarët për miratimin e Reformës, BE e cilësën votimin njëzëri të ndryshimeve kushtetuese si vendim historik ku forcar politike treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë e nevojshme.

Sipas BE ky hap i paprecedent i drejtohet një kërkesë të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi, por gjithashtu jep edhe një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e plotë e BE
Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.

Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane.

Top Channel