“Verë dhe Portokalle”, spektakli mbush sheshin e Vlorës

21/07/2016 00:00

Trupa e humorit të “Portokallisë” mbrëmjen e të mërkurës ka zbritur në qytetin e Vlorës.

Spektakli u ndoq nga shumë qytetarë vlonjatë, por edhe nga mjaft turistë të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar këto ditë të nxehta korriku.

Për rreth dy orë, publiku ka ndjekur aktorët e spektaklit më të dashur të humorit, të cilët mes batutave dhe pjesëve të ndryshme humoristike i sollën një mbrëmje mjaft të veçante qytetit.

Qytetarët i përshëndeti edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli duke thënë se spektakle të tilla i duhen qytetit në këto ditë të nxehta për ta bërë mbrëmjen edhe më argëtuese për turistët. Aktorët e trupës së “Portokallisë” kanë mbetur mjaft të kënaqur nga mirëpritja dhe duartrokitjet që ju dha publiku vlonjat.

Spektakli ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes, ku është shoqëruar dhe me fishekzjarrë.

Top Channel