Tiranë, ambasadorët mbërrijnë në Kuvend

21/07/2016 00:00

Ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë mbërritur paraditen e sotme në selinë e Kuvendit, ku ishte paralajmëruar se do të votohej reforma në drejtësi.

Mes tyre është edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili ka punuar më shumë se kushdo për realizimin e këtij procesi.

Ambasadorët u ftuan në këtë seancë një ditë më parë nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili dha garancinë e tij se drafti do të votohej.

Top Channel