Kuvend, seanca rinis në orën 21. Pritet ardhja e draftit nga komisioni

21/07/2016 00:00

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar rifillimin e punimeve të seancës plenare rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme, ndërsa aktualisht të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Parlamentit janë duke u larguar.

Kjo bëhet për shkak se, pas arritjes së marrëveshjes apo pranimit të draftit të ri nga ana e Partisë Demokratike, që ishte pranuar më herët nga PS-LSI, tashmë ai draft duhet të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet për miratim në Kuvend.

Tashmë e gjithë vëmendja do të fokusohet në dy drejtime: së pari në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillojë punimet komisioni i posaçëm, sikurse edhe në selinë e PD-së, ku është mbledhur grupi parlamentar i forcës më të madhe opozitare në vend, për t’u njohur nga krytari Basha mbi konsensusin e arritur mes tij dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin.

Top Channel