Kim Kardashian me serial të ri

21/07/2016 00:00

Kim Kardashian së fundmi është frymëzuar nga blogerë të ndryshëm të cilët promovojnë trendet e fundit të modës. Për këtë arsye Kim ka vendosur të krijojë një serial të ri, i cili do të vërë në konkurrim blogerë të ndryshëm për aftësitë dhe kreativitetin që ata kanë në industrinë e modës dhe të grimit.

Për herë të parë, Kim do të qëndrojë në prapaskenë si një producente ekzekutive dhe është shprehur se fituesi do të punojë përkrah saj si drejtues të aplikacioneve të bukurisë së familjes Kardashian.

Ky serial, i cili momentalisht nuk ka një titull, pritet të nisë së shpejti përkrah “Keeping up with the Kardashians” dhe aplikimet për të kanë nisur, por akoma nuk është bërë publike nëse Kim do të jetë pjesë e saj në ekran.

Top Channel