Sërfi është një sport i vështirë!

20/07/2016 00:00

Margot Robbie, aktorja e “The Wolf of Wall Street”, pavarësisht angazhimeve të shumta në profesionin e saj ka arritur të gjej kohë për pushime.

Së bashku me të dashurin e saj Tom Ackerley, 26-vjeçarja ndodhet në Hauai ku duket se po ja kalon vërtet bukur.

Margot është fotografuar teksa praktikon sërfin, por duket se ka rezultuar një sport jo dhe aq i thjesht për të. Megjithatë, 26-vjeçarja edhe një herë ka treguar se është një femër me trup super seksi. Ajo mbante veshur bikini të bardha dhe ishte thjesht e mrekullueshme.

Pak kohë më parë, për aktoren ka pasur edhe spekulime për një lidhje të mundshme me futbollistin portugez Ronaldo, por më pas rezultuan në kuadrin e thashethemeve.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel