Legjenda të muzikës, të tillë si Red Hot Chili Peppers dhe Duran Duran ndihmuan që edicioni i 49 i Festivalit vjetor të Kebekut të mbyllej me stil.

Në festivalin 11 ditor performuan arsistë të mirënjohur, si Sting, Selena Gomez, Brad Paisley, Ice Cube, Lumineers etj.

Eventi përfshiu 300 koncerte të zhvilluara në 10 skena të ndryshme, nga 7 deri në 17 korrik.

“Festival d’ete de Quebec”, me larmishmërinë dhe listën e madhe të performueseve josh çdo vit dhjetëra mijëra adhurues të muzikës.

Top Channel