Të shpëtosh nga gjyqet, konfliktet mes palëve zgjidhen edhe me ndërmjetësim

17/07/2016 00:00

Zgjatja pa fund e çështjeve gjyqësore, harxhimet e kohës dhe parave për të zgjidhur një konflikt civil mes palëve, tani kanë edhe një alternative tjetër, shumë herë më të shpejtë dhe natyrisht me ekonomike.

Ndërmjetësit, vitet e fundit kanë mundur të zgjidhin mbi 2500 çështje, duke u kursyer kohë dhe para mbi 5000 personave që kanë qenë palë në këto çështje. Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, tregon për Top Channel avantazhet që kanë qytetarët.

“Zgjidhjet që ofrohen me ndërmjetësim është një zgjidhje shumë e shpejtë, është më pak e kushtueshme dhe është më konfidenciale. Nuk ka të humbur, janë vetëm të humbur, nëse në një vendim gjykate vendimi është ndëshkues, pra njëra palë humb tjetra fiton. Në një marrëveshje me ndërmjetësim, vendimi është jo vetëm titull ekzekutiv, por është një vendim restaurues”, shpjegon Drita Avdyli, kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Avdyli sjell edhe raste konkrete te zgjidhjes se ceshtjeve te ndërlikuara siç janë ato të pronës mes të njëjtës familje, që për më shumë se 7 vite vegjetonin nëpër gjykata.

“Janë çështje që kanë zgjatur edhe 7-8 vite në gjykatë për çështje prone brenda familjes. Me tre seanca ndërmjetësimi ne kemi kursyer kohën e 7 viteve që kanë harxhuar ata. Palët kanë të fituar dhe kjo çështje është regjistruar në hipotekë”, shton Drita Avdyli.

Ky shërbim pritet të marre një rol akoma më të rëndësishëm pas kalimit të Reformës në Drejtësi, e cila synon ta bëjë të detyrueshëm përpara se njerëzit t’i drejtohen Gjykatës.

Top Channel