Mes grasos dhe hekurave

16/07/2016 00:00

Profesioni që e ushtron prej 45 vitesh padyshim që nuk ka qenë ëndrra e saj e adoleshencës. Por si më e shëndetshmja mes 2 binjakeve të familjes, fati i saj duket se ishte parashkruar.

Agime Mëhalla është një ndër të paktat mekanike jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shqipëri. Çdo ditë ajo rregullon defektet e makinave dhe shoferët burra i dorëzojnë pa droje mjetet e tyre në duart e saj.

Sot Agimja është afër të 60-ave dhe thotë se me këtë profesion ka mbajtur familjen. Por këtë punë do ta lërë ditën që do të bëhet gjyshe.

Top Channel