Festivali i Filmit Kanë 2026, zbulohet juria me emra të mëdhenj të kinemasë botërore
Revista “Forbes” rendit Taylor Swiftin, si yllin më të paguar të botës këtë vit, me fitime që kapin shifrën e 170 milionë dollarëve.
Dikur një zë i bukur i muzikës “Country”, Swift sot sundon botën e Popit, e në listën me 100 emra të “Forbes”-it ka lënë prapa të mëdhenj të “showbizz”-it si Adele, që radhitet e nënta me 80.5 milionë dollarë; Madonna e 12-a me 76.5 milionë USD, Rihanna e 13-a me 75 milionë USD; apo Katie Perry, që nuk shkon dot më lart se vendi i 63-të me 41 milionë dollarë fitime.
Komediani Kevin Hart, një yll në rritje i ekranit të vogël, është i gjashti me një pasuri të bollshme e të shpejtë prej 87.5 milionë dollarësh, e cila i detyrohet aktrimit të tij të suksesshëm që e ka bërë mjaft të kërkuar.
Kim Kardashian, nga ana tjetër, e sheh të zbehet pak në këtë drejtim statusi i saj i yllit, me vendin e 42-të në listë dhe me fitime prej 51 milionë dollarësh. Renditja e 100 yjeve më të kamur është hartuar në bazë të fitimeve të tyre bruto nga qershori i 2015-s deri në qershorin e këtij viti.
Të dhënat e “Forbes”-it mbështeten te shifrat e industrisë, personave të saj të brendshëm në të, apo dhe vet yjeve të interesuar.
Top Channel