Djali i David Beckham fotograf i Burberry

11/07/2016 00:00

Të jesh djali i Victoria dhe David Beckham nuk do të thotë se e ke të ardhmen e siguruar. Madje Brooklyn Beckham e ka nisur punën në një moshë shumë të re.

Firma prestigjioze e modës Burberry ia ka besuar aparatin fotografik 17-vjeçarit për fushatën e parfumit The Burberry Brit. Seti u realizua ne Londër dhe puna e tij bëri bujë nëpër rrjete sociale.

Por Brooklyn nuk është i pari nga familja e tij që punon me brandin prestigjioz. Vëllai i tij më i vogël Romeo kishte një rol në reklamën Burberry për krishtlindjen e vitit 2015.

Vendimi i firmës së modës për të punësuar adoleshentë pa eksperiencë është kritikuar nga profesionistë të fushës të cilët thonë se duhen njerëz me aftësi të konfirmuara dhe me përvojë për të patur në duar role kaq të rëndësishme.

Por Burberry ka vijuar punën dhe e ka lançuar fushatën publicitare anë e mbanë botës edhe në platformën dixhitale.

Top Channel