SHBA, hetim vrasjes së të riut me ngjyrë në Luiziana

06/07/2016 00:00

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim mbi respektimin e të drejtave civile lidhur me vrasjen e një personi me ngjyrë nga policia në Luiziana.

Pajet filmike tregojnë dy oficerë policie të bardhë që mbajnë të shtrirë 37-vjeçarin Alton Sterling, në gjendje të rëndë pas të shtënave.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards deklaroi se zyra e prokurorit, FBI dhe policia e shtetit do të përfshihen në hetime. “Videoja e ngjarjes është shumë shqetësuese, më e pakta”, tha ai.

Ndërsa shefi i policisë së Baton Ruzh, lokaliteti ku ndodhi ngjarja, deklaroi se Sterling ishte i armatosur në kohën e përballjes me policinë, por rrethanat mbi vdekjen e tij mbeten për t’u hetuar.

“Ashtu si dhe ju, edhe ne kemi shumë gjëra për të kuptuar dhe në këtë pikë edhe unë vetë jam në kërkim të përgjigjeve”, deklaroi Carl Dabadie Jr.

Ngjarja e ndodhur të martën shkaktoi protesta në Luiziana. Rreth 200 persona u mblodhën në vendin ku Sterling ishte qëlluar, duke bllokuar rrugët dhe duke klithuar “jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”.

Guvernatori bëri thirrje për unitet dhe qetësi, për t’u lënë autoriteteve mundësi të kryejnë hetimet.

Top Channel