Charlotte McKinney shpalos të majtin (Foto)

05/07/2016 00:00

Së shpejti do ia shohim trupin në filmin e shumëpritur “Baywatch”, por Charlotte McKinney nuk na lë të presim, duke na i shpalosur “asetet” sa herë që i jepet mundësia. Dhe tani në verë, mundësitë janë të pafundme.

Modelja 22-vjeçare është aktualisht në Malibu për plazh, ku u fotografua me bikini dhe me një këmishë bojëqiell, që e kishte të pamundur t’ia mbulonte gjoksin e bëshëm.

Charlotte është e lidhur me aktorin Stephen Dorff, 42 vjeç, që nga marsi i vitit 2015, edhe pse mendohet se janë ndarë, pasi kohët e fundit nuk janë parë asnjëherë bashkë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel