Grabitja e Rinasit, mbeten në burg të arrestuarit

04/07/2016 11:35

Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, dolën paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Krujës.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari, shefin e stacionit të kompanisë “ICTS”, Arben Karafili, dy agjentët patrullë Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, si dhe drejtorin e shërbimeve aeroportuale, Vangjel Nikolla.

Përfaqësuesi ligjor i këtij të fundit tha se klienti i tij nuk ka përgjegjësi, duke ia lënë fajin Policisë së Shtetit.

“E vërteta është që ngjarja është natyrisht e dhimbshme, por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia mbetet mbi të zotin e shtëpisë. Përgjegjësia është e Policisë së Shtetit, apo e qeverisë që nuk kanë marrë masat për të mbrojtur territorin e jashtëm të aeroportit”, tha Vladimir Meçe, avokat.

Për 3 nga të pandehurit, gjyqtarja Enkeleda Hoxha u tërhoq nga gjykimi dhe u zëvendësua nga një tjetër gjyqtare për shkak të konfliktit të interesit. Ata mbroheshin nga avokati Fatmir Braka, me të cilin gjyqtarja ishte palë në një proces civil.

Ndërkohë, në kohën kur caktoheshin masat e sigurisë, në Prokurorinë e Krujës u pa tek hynte edhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Krimet e Rënda, Ardian Çipa.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA