17 vite martesë, të dashuruar si ditën e parë

04/07/2016 00:00

Ai është një nga çiftet më të famshëm në botën e showbizit. Victoria dhe David Beckham shënojnë sot 17-vjetorin e martesës së tyre dhe këtë gjë e kanë festuar përmes disa postimeve emocionuese në rrjetet sociale.

Çifti i dashuruar, i cili është martuar në Irlandë, ka publikuar disa fotografi të bëra gjatë ceremonisë së tyre martesore, duke treguar se ende vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë.

“17 vite më parë u martuam… Unë jam djalë me fat që kam takuar dikë që dëshiron të njëjtat gjëra si mua në jetë. Kemi 4 fëmijë së bashku dhe unë nuk do dëshiroja një nënë më të dashur dhe më të kujdesshme për ta… Gëzuar përvjetorin, të dua”, ka shkruar bashkangjitur një postimi futbollisti.

Ndërkohë stilistja e talentuar shkruan: “Ndihem kaq shumë e dashuruar dhe e bekuar. Shoku im më i mirë, dashuria ime. Burri që më frymëzon çdo ditë. Gëzuar përvjetorin bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel