Fotot e terroristëve në Daka: Donim të shfarrosnim kryqëzorët

02/07/2016 00:00

“Donim të vrisnim të huajt e vendeve kryqëzore në Daka”. Është kjo deklarata përmes të cilës ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit në kryeqytetin e Bangladeshit, që u mori jetën 20 personave.

Shteti Islamik ka publikuar edhe fotot e 5 terroristëve që kryen masakrën, të cilët sipas njoftimit i përkasin grupit pro-ISIS, “Ushtria e Djemve të Kalifatit”.

Në të është publikuar edhe një poster që promovon sulmin në Daka, shoqëruar me diçiturën: “Kryqëzorë, ju, familjet tuaja dhe miqtë tuaj jeni shënjestrat tona. Do t’ju vrasim, edhe në ëndrrat tuaja”.

Në fotot të publikuara, të pestë terroristët shfaqen të qeshur, me çallmë në kokë e me kallashnikovë në duar dhe duken të rinj në moshë.

“Ishin tek e shumta 28 vjeç. ishin të holla dhe vura re se nuk kishin mjekër”, ka treguar një i mbijetuar i tragjedisë për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

Ndërkohë, me kalimin e orëve ka nisur dhe identifikimi i kombësisë së viktimave, 9 nga të cilët rezultojnë shtetas italianë dhe 7 japonezë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel