Modelja kiliane: Messi i luan finalet me “brekë nëpër këmbë”

01/07/2016 00:00

Sikur të mos mjaftonte dështimi i radhës në Kupën e Amerikës me Argjentinën e tij, Messi tashmë duhet të dëgjojë edhe talljet që i vijnë nga modelja kiliane Daniella Chavez.

“Messi i luan finalet me ‘brekë nëpër këmbë”, shkruan në rrjetet sociale modelja superseksi e “Playboy”-t, e cila është një tifoze e çmendur e kombëtares së Kilit.

Në të shkuarën është folur edhe për një lidhje të modeles me Cristiano Ronaldo-n, një arsye më shumë që e ka shtyrë kilianen të kritikojë yllin argjentinas.

Aktualisht, Messi ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për sa i përket kombëtares Argjentinës. Pasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen ndaj kombëtarja. Megjithatë, menjëherë pas kësaj deklarate ka pasur deklarata të shumta nga figura të ndryshme argjentinase e jo vetëm, që i bëjnë thirrje Messi të mos braktis kombëtaren.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel