“The Walking Dead”, parku i ri tematik në Hollywood

29/06/2016 00:00

“The Walking Dead”, të vdekur që ecin, është risia e parkut tematik të Universal Studios në Hollywood, ai bazohet te programi televiziv me të njëjtin titull.

Ideatori John Murdy e cilësoi këtë si një eksperiencë mjaft intensive.

“Ne duam që të gjithë të ndjehen si një grup të mbijetuarish. Ata duhet të shkojnë nga pika A në pikën B dhe pjesën më të madhe të kohës nuk kanë automjete. Kështu kur ecën mes të vdekurve që janë ngritur nga varri je i cënueshëm. Ne deshëm që vizitorët të ndjehen pikërisht kështu” u shpreh ai.

Gjithçka është menduar si një ndërveprim i aktorëve që luajnë rolin e të vdekurve që ecin me vizitorët që në këtë rast e ndjejnë në maksimum efektin që autorët kanë dashur të realizojnë.

Parku do të hapet zyrtarisht më 4 korrik, me rastin e festës së Pavarësisë në SHBA.

Top Channel