Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave
Pas ngjarjeve në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit”, në Aeroportin “Nënë Tereza” u ndërmor menjëherë një kontroll rutinë me qenë të specializuar për gjetjen e ekskluzivëve, siç mund t’i shikoni edhe në këto foto ekskluzive.
Komisariati i “Rinasit” ka procedurën rutinë pas çdo ngjarjeje që ndodh në një aeroport europian dhe merr masa paraprake shtesë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.
Ndërkohë, “Turkish Airlines” që u nis nga “Rinasi” si çdo mbrëmje drejt Aeroportit “Ataturk” të Stambollit u ul në vetëm pak çaste pas shpërthimit atje në orën 23:12 sipas orës lokale të së martës.
Në këtë avion ishte edhe një delegacion i qeverisë shqiptare, pjesë e të cilit kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Arbe Ahmetaj, të cilët do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Ankara të mërkurën.
Top Channel