Harito: Dekriminalizimi, ende me ritme të ulta

27/06/2016 00:00

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit, Milena Harito, ministre për Administratën që po mbikëqyr këtë proces, flet për ritme të ngadalta.

“Ka patur një përmirësim. Javën e kaluar ishin 3000 vetë, sot që flasim jemi 7500 persona që kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, por mbeten ende shumë. Sipas vlerësimit paraprak janë 20.000 persona që duhet t’i dorëzojnë“, thotë ajo.

Harito rikujtoi sanksionet ligjore.

“Ligji parashikon se kush nuk vetëdeklarohet automatikisht duhet të largohet nga detyra sepse konsideron që personi nuk ka dashur të shpallet pjesë e personave që nuk kanë probleme me ligjin“, sqaron ajo.

Nisjen nga puna për të futur Shqipërinë në hartën botërore të Google, Harito e quajti një lajm të mirë, i cili do t’i shërbejë turizimit dhe pasqyrimit të pasurive kombëtare.

Top Channel