Kosovë, shënohen rreth 3.000 përdorues të drogave

26/06/2016 00:00

Numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë është rreth 3 mijë. Ndërsa vetëm këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për shënimin e 26 qershorit, Ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa tha se Kosova ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftën ndaj tyre.

“Kosova ka një strategji kombëtare kundër narkotikëve, e cila do t’i nënshtrohet vlerësimeve. Ne bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Kemi një prani më të vogël të substancave narkotike që qarkullojnë në Kosovë. Ka rritje të çmimit, që nënkupton se prania në treg është më e vogël. Në vitin 2015, në Kosovë është arritur të ketë rreth 250 rrënjë kanabis që do të thotë se kultivohet pak”, tha ai.

Bajram Nuhiu, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Policinë e Kosovës, tha se tri objektivat në luftën ndaj tyre janë reduktimi i kërkesës, i ofertës dhe bashkëpunimi.

Top Channel