Më pak se një vit më parë, pas vendimeve lehtësuese të qeverisë për biznesin, një firmë fasonësh në Berat mori një ambjent me qera simbolike dhe bëri një investim mbi 1 milion euro.
Siç i tregoi pronari i kësaj firme kryeministrit Rama, një nga investimet e tij kryesore është ai në makineritë e reja për shkak të politikës favorizuese fiskale.
“Fakti i përjashtimit të TVSH-së është një faktor goxha i rëndësishëm, që na ndihmon ekonomikisht. Vetëm në periudhën janar-fundi i qershorit, ne kemi investuar gati 300 mijë euro në makineri, në teknologji. Përveç investimit të rikonstruksionit të objektit, që e ka kaluar shifrën e 1 milionë euro”, tregoi pronari.
Firma prodhon për marka të njohura ndërkombëtare dhe kapaciteti ditor i saj është 2.500 këpucë në ditë. Një nga projektet e ardhshme është ngritja e një shkolle profesionale në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale, për përgatitjen e teknikëve dhe modelistëve jo vetëm për prodhimin fason të këpucëve, por edhe atë të veshjeve.
Top Channel