Incident në urën më të famshme australiane

17/06/2016 00:00

Një burrë u arrestua nga policia australiane pasi u ngjit në harkun e urës së portit të Sidneit, incident ky që solli një bllokim të trafikut në zonë.

Sipas mediave lokale, personi në fjalë kishte marrë një taksi deri tek ura ikonë e qytetit, e me te zbritur prej saj, ishte ngjitur “Harbour Bridge”.

Policia u lajmërua menjëherë e mbërriti në vendgjarje shumë shpejt, ndërsa përmasat e operacionit të organizuar në atë hark aq të shkurtër kohor, ishin aq të mëdha sa përfshine njësitë e shpëtimit, ato të negociatorëve, patrullat rrugore dhe ekipin e reagimit me motoçikleta.

Gjatë ndërhyrjes së tyre, korsitë e trafikut pranë urës u bllokuan për t’u rihapur pas prangosjes së burrit që trazoi qetësinë e Sidneit. Raportet në shtypin vendas tregojnë se ai është dërguar për vlerësim mjekësor në spitalin “Royal North Shore”.

Top Channel