Australia do të ofrojë tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë Homazhe janë zhvilluar në mbarë botën në nder të deputetes britanike laburiste, Jo Cox, të qëlluar për vdekje një ditë më parë teksa vizitonte zonën e saj elektorale në Ëest Yorkshire.
Mes figurave të njohura, që i bënë nderimet e tyre 41-vjeçares, ishte dhe kandidatja presidenciale demokrate në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, e cila tha se “ndërprerja e jetës së saj në këtë mënyrë ishte e tmerrshme dhe mizore”, e shtoi se Britania dhe Amerika duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër urrejtjes dhe dhunës.
Njerëzit vendosën tufa me lule e lanë shënime keqardhjeje për Cox në sheshin e Parlamentit, në qendër të Londrës.
Vrasja e ligjvënëses shkaktoi tronditje të thellë në mbarë vendin, e çoi në pezullimin e fushatës për referendumin e 23 qershorit. Raportet në media thonë se, ajo u qëllua me armë zjarri dhe me thikë. Përpara gjestit të tij ekstrem, agresori mësohet të ketë thirrur dy herë me të madhe: Vendosni të parën Britaninë.
Ai është identifikuar si një banor i zonës, Tommy Mair, 52 vjeç, dhe është arrestuar nga policia. Bashkëshorti i Cox, nënë e dy fëmijëve, tha për shtypin britanik se deputetja kishte luftuar me të gjitha forcat e saj për një “botë më të mirë”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një incident tragjik, dinamika e të cilit – sipas saj, – duhet të zbardhet sa më parë, por ndonëse e cilësoi veçanërisht të rëndë faktin që konfrontimi ka ndodhur hapur në publik, shefja e ekzekutivit gjerman u shpreh se nuk dëshiron ta lidhë këtë ngjarje dramatike me referendumin, ku do të vendoset nëse Britania do të vazhdojë të jetë pjesë e bllokut europian.
Top Channel