Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Në Lushnje, Devoll, Memaliaj dhe Lezhë policia raportoi se ka gjetur dhe asgjësuar rreth 22 mijë rrënjë hashash dhe arrestoi katër persona. Sasia më e madhe u regjistrua mbrëmjen e se premtes në Lushnje, 9 mijë e 200 rrënjë.
Policia shkatërroi një serrë në fshatin Kashtë-Bardhë. Operacioni për shkatërrimin erdhi si pasojë e informacioneve të marra në rrugë operative. Pronari i tyre u shpall ne kërkim. Rrënja u shkatërrua pak ditë përpara se bima të bëhet gati për pjekjen e plotë.
Ndërkohë në Devoll, u shkatërruan rreth 9 mijë rrënjë nga të cilat 1700 ishin mbjellë në një parcelë dhe pjesa tjetër ishte në një serrë. Policia gjeti aty edhe dy armë kallashnikov të cilat përdoreshin nga kultivuesit e hashashit.
Rreth 750 rrënjë u gjetën në Mirditë dhe policia arrestoi dy persona, një nga Fieri dhe një nga Tirana, ndërsa u arrestuan edhe dy adoleshentë në Memaliaj si përgjegjës për kultivimin e dy parcelave me hashash me 2500 rrënjë gjithsej.
Top Channel